close

(VIDEO) “KOKI DHE KIKI” – KTHEHEN NË DEBAT PARLAMENTAR

Milloshoski Zaevit – cili është oligarku që reketon?


Seriali gazetaresk për reketim, larje parsh dhe korrupsion, të kryera siç thuhet nga pronari i një mediumi, me ndihmën e njerëzve të LSDM-së qeveritare, me emrat imagjinarë të personazheve kryesore të llojit “Koki, Kiki, Friki” dhe të ngjajshme, sot arriti në debat parlamentar. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE e pyeti kryeministrin Zoran Zaev nëse ka njohuri për kë bëhet fjalë dhe cila kryetare komune ka qenë viktima e tyre? Në befasi të shumicës në sallën e Kuvendit, Zaev u përgjigj se ka njohuri për njërin nga rastet e numëruara, ku ka qenë e përfshirë kryetarja e komunës së Manastirit, për çka tanimë kanë nisur hetimet.

Seriali gazetaresk në disa episode, në të cilin autori, Branko Gerovski, përdor pseudonime të pazakonshme për personazhet real, siç pohon, dhe shpjegon për korrupsionin, ofrimin e parave, evazionin fiskal dhe keqpërdorime të tjera, e ka intriguar edhe deputetin e opozitës Antonio Milloshoski, i cili sot e pyeti kryeministrin Zoran Zaev nëse e di kush fshihet pas emrit “Koki”?

“Ai që është marrë me reketim, korrupsion dhe larje parash nuk ka biseduar për shuma më të vogla se 200 mijë euro… “A keni njohuri se pronari i mediumit i ka ofruar para një kryetari të komunës se Shkupit në vlerë prej 200 mijë eurove”? -tha Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO DPMNE.

“Kam pyetur, kam kontrolluar, përmes institucioeneve siç është qeveria, kanë thënë se hetimet po vijojnë, hetimet do t’i tregojnë rezultatet.”-deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

Por rrëfimi ka edhe gjëra të tjera pikante. Antonio Milloshoski vazhdoi me pyetje nëse kryeministri ka njohuri se personazhi “Kiki, bashkëpunëtor në marrëveshjet reketuese të Kokit”, është funksionar i lartë i qeveritares LSDM.

“Së bashku me të lartpërmendurin kanë qenë te një kryetare komune nga radhët e LSDM-së, kanë kërkuar lokacion pa pagesë për ndërtim dhe pagesën e taksave komunale në vlerë prej 1 milion eurove.”- shprehet Antonio Millloshoski, VMRO DPMNE.

“Një veprim i tillë ka ndodhur, ka pasur kërkesë, ndoshta edhe nga njerëz të tjerë, ndoshta nuk janë figura të tilla Koki, Kiki dhe të ngjajshme, por është kërkuar lokacion për ndërtimin e azilit të pleqëve, është kërkuar urbanizimi i një lokacioni të caktuar, Plani i Përgjithshëm Manastir nuk ka për qëllim të bëjë diçka për konvertimin e lokacionit të tillë.” –përfundon Kryeministri Zoran Zaev.

Pjesa më e madhe e pyetjeve të deputetëve për ministrat kishin të bëjnë me shëndetësinë dhe arsimin. Deputetja Dafina Stojanovska kërkoi dorëheqje nga ministri Shëndetësisë Venko Filipçe, për shkak të lënies pas dore dhe “marrëveshje të dyshimta”, posaçërisht pas paralajmërimit të djeshëm për të ndryshuar mendje rreth financimit të ndërhyrjeve kirurgjike për ndryshimin e gjinisë, gjë që zgjoi shumë reagime në opinion.

Ministri i Arsmit, Arbër Ademi mori kritika se i ka gënjyer arsimtarët duke u premtuar se do të hiqet nga përdorimi ditari elektronik, i cili është ende në përdorim dhe u shkakton obligime administrative shtesë arsimtarëve.  Koordinatori i grupi parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, e pyeti ministrin për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, përse ka lejuar aksion policor spektakolar me vetura ushtarake gjatë kapjes së duhanit në fshatin Luboten dhe pse institucionet kompetente nuk kanë parandaluar që duhani të arrijë deri në këtë vend, ku banorët lokalë kryesisht merren me kultivimin e kësaj kulture.

Spasovski u përgjigj se qëllim i aksionit, i cili është përgatitur një kohë më të gjatë, nuk kanë qenë banorët e Lubotenit. Nga 400 deri në 500 shtëpi në Luboten, bastisje është bërë në vetëm 9 objekte, shtoi ai, gjatë të cilave u kapën rreth 14 tonë duhan, nga të cilat 95% i porositur ilegalisht. “E di se edhe banorët janë kundër atyre që në mënyrë ilegale përfitojnë miliona në xhepat e tyre”, theksoi Spasovski. /Biljana Georgievska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!