close

(VIDEO) KOSOVË: SEANCA PARLAMENTARE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS

Deputetët. Të informohet faktori ndërkombëtar për presionin që u bëhet nga Serbia


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar sot për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. U kërkua që kjo cështje të shtrohet në tavolinën e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Aspak të mirë e konsiderojnë deputetët e Kuvendi të Kosovës gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.

Deputetët të cilët i ishin për vizitë para mës e një muaji në luginë të Preshvës thanë se duhet të informohet edhe faktori ndërkombëtar për presionin që po u bëhet shqiptarëve atje.

“Në Preshevë është mbyll Gjykata Themelore, është vetëm një shqiptar në Ministri të Arsimit. Lugina të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë si dhe të informohen faktorët ndërkombëtar për presionin që po ju ushtrohet shqiptarëve…” –deklaroi Ismajl Kurteshi-LVV.

“Kuvendi i Kosovës dhe institucionet përkatëse të marrin hapa konkret për përmbysjen e situatës në të cilën ndodhen shqiptarët e Luginës së Preshevës.” -tha Arban Abrashi-LDK.

Gjatë vizitës së fundit të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës në luginë të Preshevës, përfaqësuesit e shqiptarëve atje kanë kërkuar nga Kosova  të të ndërmarrë hapa konkretë, që janë në kompetenca të saj, në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në këto  tri komunat shqiptare në Serbi.  /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!