close

(VIDEO) LEKSIONE EKOLOGJIKE NGA INICIATIVA VETANAKE

Xhamija e Larme, Hamami, Arabati Baba Teqe, Kodra e Diellit , Ujëvarat e Malit Sharr, Kalaja por edhe “Banjat e Tetovës” janë disa nga pikat kryesore turistike, disa të mirëmbajtura e disa të lëna në mëshirën dhe pamëshirën e natyrës…….E nëse nuk e keni ditur, Tetova është e njohur edhe per plazhin…Është momenti të njiheni më shkëmbijtë nga të cilët dikur qytetarët hidheshin për tu freskuar në lumin Shkumbin….


 Ndriçimi, asfaltimi i rrugës, vendosja e pushimoreve, janë disa nga investimet që jane bërë ne Banjen e Tetovës por shumëcka mbetet për t`u dëshiruar.

Kompetentët thonë se bëjnë punën e tyre, por apelojnë që edhe qytetarët të kenë kujdes.

“Banjat e Tetovës” kanë edhe simbolin e përkushtimit…. Axha Ismeti çdo ditë i hyp biçikletës dhe çdo mëngjes niset drejt “Banjës së Tetovës”. Jo vetëm për të shijuar bukritë e këtij vendi, por,  zakonisht për të pastruar dhe mirëmbajtur këtë vend…. Thotë që e bën për “popullin”  dhe se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur kur vullnetarisht pa asnje pagesë kontribon në pastërtinë e qytetit të tij sot e disa dekada./Artina Zeqiri