close

(VIDEO) PARADA E PARË E KRENARISË NË SHKUP KOMUNITETI LGBT SHQIPTAR, ME MASKA

Në mënyrë paqësore e pa incidente është mbajtur Parada e parë e Krenarisë në Maqedoninë e Veriut, në shenjë të luftës për të drejtat e personave të komunitetit LGBT, nën organizimin e Rrjetit Kombëtar për luftë kundër Homofobisë dhe Transfobisë. 


Nën masa të rrepta sigurie kaloi Parada e parë e krenarisë në Shkup. Vendi prej ku u nisën pjesëmarrësit ishte i rrethuar nga Policia, e secili që hynte në zonën e rrethuar, duhej të kalonte pikat e kontrollit.
Shumica e personave që ishin të maskuar dhe nuk dëshironin tu zbulohet identiteti, flisnin shqip, e pse erdhën me maska, u përgjigj Bekim Asani, i LGBT komunitetit Tetovë.

Jetojmë në një shoqëri homofobike ku njerëzit kanë frikë, kryesisht njërit nga Pollogu kanë frikë dhe nëse zbulojnë identitetin e tyre hasin në probleme.
Numrat janë të mëdha, por personat LGBTI nuk e raportojnë dhunën se kanë frikë mos të zbulohet identiteti i tyre.
Të jesh shqiptar dhe të jesh pjesëtar i komunitetit LGBT  është diskriminim i dyfishtë në jetën e përditshme./BEKIM ASANI, LGBTI

Edhe ambasadorë të shteteve evropiane, si dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën për ta përkrahur protestën. Ambasadori francez, Timonie, tha se çdoherë kur njerëzit do të mblidhet për ti mbrojtur të drejtat e tyre, ata do të jenë aty për ti përkrahur.

-Ka pasur progres me sjelljen e ligjit për Anti-diskriminim, por mendoj se ligji është një gjë kurse sjellja e shoqërisë është një gjë tjetër. Jemi sigurisht të shqetësuar për këtë problem, sikurse jemi të shqetësuar edhe për problemet tjera në këtë shoqëri, por kur njerëzit mblidhen për ti mbrojt të drejtat e tyre dhe kërkojnë prej nesh që ti përkrahim, ne jemi me ata./KRISTIJAN TIMONIE, AMBASADOR I FRANCËS

– Jam shumë e gëzuar që jam këtu sot për ta festuar paradën e parë të krenarisë në Shkup. Ne si ambasadë kemi një delegacion të madh që merr pjesë me ne këtu. Po e festojmë edhe 50 vjetorin e protestave të “Stonewall” të cilët janë edhe nismëtarë të lëvizjes moderne të krenarisë./MICAELA SCHWEITZER-BLUHM

Koço Andonovski, njëri nga organizatorët, i falënderoi institucionet për organizimin. Tha se disa lëvizje janë bërë, por komuniteti që ai e përfaqëson kërkon që të drejtat dhe shoqëria të vazhdojnë me ndryshimet pozitive. 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!