close

(VIDEO) PËRFUNDOI PILOT REGJISTRIMI

Simovski: Nëse dikush bojkoton, nuk ka regjistrim


Enti Shtetëror për Statistika e përfundoi me sukses pilot regjistrimin, kumtoi sot para mediave drejtori i këtij institucioni, Apostol Simovski. Ai tha se gjithçka ka shkuar shumë mirë, dhe se sistemi elektronik i regjistrimit ka funksionuar siç është paraparë. Simovski është i kënaqur edhe nga  pritja e qytetarëve. Nga 10 mijë qytetarë, vetëm 30 nuk kanë pranuar që të regjistrohen. Nga pilot regjistrimi, zyrtarët e kanë mësuar se disa pyetje duhet të ndryshohen, me qëllim që të jenë më të qarta.
 
“Ajo që mund të ketë ndryshime minimale, dhe me shumë gjasa do të ketë ndryshime, metoda e parashtrimit të pyetjeve, me qëllim që të jenë më të thjeshta dhe më të kuptueshme për qytetarët. Vlerësuam se disa pyetje nuk kuptohen ashtu siç e pritem, dhe kjo do të ndryshohet, sepse personat zyrtarë e kishin patjetër të shpjegojnë se çfarë do të thotë ajo pyetje. Kjo ka ndodhur më shpesh tek një pyetje, e ajo është vendlindja… Sepse sipas definicionit ajo definohet jo si vendi ku ai person ka lindur, në kuptimin e vendndodhjes së spitalit, por vendlindje konsiderohet vendi ku ka jetuar nëna kur ai person ka lindur.” –deklaroi Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetror për Statistik.

Kjo e dhënë statistikore është e rëndësishme për të pas të dhëna sa më të sakta për migracionin e popullatës tha Simovski. Ai ende nuk është ulur që të flas me partitë politike por ligjin e propozuar, të cilin opozita nuk po e përkrah. Tha se ky është operacion statistikor, e jo politik.

Edhe nëse nuk sillet ligji, teknikisht ajo nuk do të jetë problem për mbajtjen e regjistrimit, por për shkak të stabilitetit të gjithë operacionit dhe implikimet financiare, drejtori i entit tha se do të ishte mirë që ligji të sillet. Por opozita i ka argumentet e veta.

“Maqedonia duhet të zbatoj regjistrim të popullsisë, në përputhshmëri  me kriteret e Eurostatit, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara… Që do të thotë, regjistrimi i popullsisë duhet të jetë i njëjtë sikurse në Gjermani, Skandinavi, Spanjë dhe si në çdo shtet evropian, ashtu duhet të bëhet edhe në Maqedoni. Që do të thotë, të numërohet popullata që është rezidente. “-shprehet Vllatko Gjorgjev, VMRO DPMNE.

Simovski një gjë e ka të qartë, nëse shkohet në opsionin e bojkotimit, regjistrim nuk do të ketë. /Furkan Saliu/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!