close

(VIDEO) PËRKRAHJE PËR AKTIVISTIN E “BANJËS SË TETOVËS”

Komuna e Tetovës: Katër punonjës të NPK-së i bashkëngjiten iniciativës


Storja “Leksione ekologjike nga iniciativa vetanake” që u transmetua javën e kaluar në Klan Maqedoni ku protagonist kryesor ishte ambientalisti Ismet Nebiu i cili jep shembullin e aktivizmit qytetar duke mirëmbajtur rrugën e Banjës së Tetovës për dekada me radhë duket se arriti efektivitetin e saj…

Nga sot duket se Axha Ismet nuk do të jetë i vetëm në misionin e tij fisnik. Katër punonjës të Ndërmarjes Publike Komunale Tetovë i kanë ardhur në ndihmë pas takimit që ai ka bërë me përfaqësues të Komunës disa ditë pas stories së emetuar në Klan Maqedoni.

Edhe pse i thyer në moshë në asnjë moment nuk kurseu vitalitetin e tij për të kontribuar. Falënderime pafund duke reflektuar gjithë lumturinë që kishte; sot më është shtuar jeta u shpreh Axha Ismet.

Mbizotëron shpresa që kjo iniciativë të jetë një fillim i mbarë reflektimi si nga autoritetet poashtu edhe shoqëria civile, me të vetimin qëllim që ky potencial turistik të shndërrohet në destinacion atraktiv për t`u vizituar. Sido që të jetë, jam e bindur se sa herë që do t’i drejtoheni Banjës së Tetovës, do ta takoni Axhën Ismet, duke e bërë punën e njëjtë, tash e disa dekada me radhë. /Artina Zeqiri/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!