close

(VIDEO) PËRZIERJA E RASHKOVSKIT NË TENDERIN E DYSHIMTË PËR M-NAV  

Opozita akuzon për keqpërdorime, të hënën dokumentet në prokurori


Të hënën opozita do të paraqes padi në Prokurorinë Themelore për rastin e tenderimit për M-NAV, ku dyshohet se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkoski, ka keqpërdorur detyrën zyrtare për të ndikuar që kompania italiane “Leonardo” ta fitoj tenderin.

Në rrjetet sociale u shpërnda audio xhirimi, ku dëgjohet zëri i Rashkovskit, i cili u thotë italianëve se do ta fitojnë tenderin, por këto akuza i mohoi. Por opozita ka disa pyetje për të…

– Pse manipuloni zoti Rashkoski se bëhet fjalë për tenderë që ka qenë i nënshkruar, kur marrëveshja është nënshkruar me datë 14.12.2018, dy ditë pas takimit që ju e patët?
– Nëse ka pasur përvoja negative me kompanitë italiane, përse nuk e keni anuluar tenderin?
– A është zëri i juaj në audio xhirimin ku i thoni kompanisë italiane se e ka fituar tenderin, por se kanë pasur problem me dokumentacionin?
– Si është e mundur t’i jepet tender kompanisë që dokumentacionin e ka me afat të kaluar?

Vasilevska parashtroi edhe disa pyetje, e njëra prej tyre ishte edhe për ofendimin që Rashkoski ua bëri italianëve dhe romëve. Rashkoski publikoi disa dokumente në profilin e tij në fejsbuk, ku pohon se ka ndërhyrë që të zhbllokohet e gjithë procedura, pasi që drejtori me qëllim e ka zvarritur. Rashkovski paralajmëron konferencë për media të martën, ku premtoi se do t’i shpërndanë të gjitha dokumentet para mediave, me qëllim që siç thotë ai, e vërteta të del në shesh. /Furkan Saliu/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!