close

(VIDEO) PRESIDENCA E KE-së: DËSHTON SAMITI I LIDERËVE EVROPIAN

Dështon samitit i 28 liderëve europianë pas më shumë se 18 orë diskutimesh për presidencën e Komisionit Europian dhe poste të tjera kyçe të institucioneve europiane. Një dështim që tregon ndarjet e mëdha politike në gjirin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ekipin e ri të institucioneve europiane.

Emri më i diskutuar i kandidatit Frans Timmermans i grupimit socialist dhe demokrat është rrëzuar nga 11 liderë europianë të cilët kanë kërkuar të njihen me përbërjen e të gjithë ekipit të posteve para se të japin dritën jeshile për presidentin e Komisionit Europian: Mosarritjen e dakortësisë, presidenti francez, Emanuel Macron e ka konsideruar një arsye më shumë për të refuzuar zgjerimin e BE-së.

“E përfundojmë këtë ditê me atë që mund të quhet një dështim. Asnjë s’mund të jetë i kënaqur me një përfundim tê tillë pas kaq shumë orësh. Kjo tregon problemet e thella që kemi. Ky dështim është ai i ndarjeve politike në gjirin e partisë politike konservatore europiane që kanë kundërshtuar disa liderë që mund të ishin aprovuar në bazë të propozimit të bërë. Nga ana tjetër, ndarjet gjeografike midis vendeve; bëri që samiti të shtyhet për nesër në orën 11.00 dhe të gjejmë në orët që vijnë pushimin e nevojshëm dhe qetësinë e shpirtrave.” –tha Emanuel Macron, President i Francës.

“Sot kemi një rezultat të keq dhe duhet ta pranojmë, sepse duhet të gjejmë një kompromis që ka më shumë avantazhe sesa dezavantazhe dhe nëse nuk kemi arritur sot nuk është e rëndësishme nëse samiti do të duhet të vijojë një ditë më shumë. Ne duhet të vendosim për presidentin e Komisionit Europian duke ditur rrjedhojat që ka në nivelin e Parlamentit Europian. Por ka vende që thonë që do të marrin vendimin e tyre për presidentin e Komisionit Europan nëse e dinë se cili do të jetë pêrfaqësues i lartë i BE-së, apo presidenti i Këshillit. Pra ka shumë propozime, por ato nuk kanë marrë aprovimin e shumicës.”- shprehet Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë

“Është një paketë që është hartuar nga disa parti. Ndërkohë që ne e braktisëm parimin e spitzekandidat, kandidatët e propozuar nga grupimet e Parlamentit Europian, ne na u propozua sërish një paketë me Frans Timmermans si president i Komisionit Europian. Italia s’mund ta pranojê një proces të tilê që s’funksionon edhe pse s’kam asnjë me kandidaturên e Timmermans. U deshën 18 orë që të shpjegoja.”- deklaroi Giuseppe Conte, Kryeministër i Italisë

“Jam gjithashtu shumë skeptik Pêr të gjithê ata që na shpjegojnë që e ardhmja e Europës është te zgjerimi i ri i saj ndërkohê që ne nuk arrijmë të biem dakort midis 28 shtetetve. Pra, unë do refuzoj çdo formë zgjerimi para një reforme të thellë institucionale të  Bashkimit Europian për të patur seriozitet” -vlerëson Emanuel Macron, President i Francës.

28 liderët europianë do mblidhen sërsih nesër për të vendosur për presidentin e Komisionit Europian, në mënyrë që të zgjedhin presidentin e Komisionit Europian para zgjedhjes së presindentit të Parlamentit Europuan, vota për tê cilin është fiksuar për të mërkurën. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!