VIDEO – Rrjetet sociale: Mrekullitë vazhdojnë – turqit falënderojnë botën!

Video virale që japin mesazhe inkurajuese

Server Bashirli nga Azerbejxhani nuk kishte shumë, por edhe atë pak që e pati, e ngarkoi në një Ladë të vjetër dhe e çoi në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Historia e Serverit, sic njofton KlanM, është bërë virale nëpër rrjetet sociale duke dhënë frymëzimin për shumë donatorë tjerë. Fatmirësisht u shpagua shpirti humanitar I tij. I blehet një veturë e re.

Histori të ndryshme shihen nëpër rrjetet sociale. Si kjo e zjarrfikësit dhe e maces që e kishte shpëtuar nën rrënoja.

Por, fatin e kësaj maceje nuk e kanë pasur 1.362 fëmijë të cilët kanë mbetur të ndarë nga prindërit e tyre.

Por, edhe pas qindra orëve nën rrënoja, mrekullia vazhdon.

Virale nëpër rrjetet sociale, sic percjell KlanM, janë shumë pamje se si kanë qenë dhe si duken tani qytetet e prekura nga tërmeti.

Turqit dijnë t`I nderojnë shpëtimtarët. Virale janë shumë pamje nga Kapali Çarshia në Stamboll por edhe nëpër aeroporte.

Përqafimet dhe lotët e zjarrfikësve me flamuj të ndryshëm por me mission të njëtë.

Bota bëhet bashkë si asnjëherë më parë. Nëpër rrjete sociale, sic njofton KlanM, vërehet kreativiteti madh në favor të solidaritetit botëror. Madje harrohen edhe konfliktet e vjetra.

Mesazhe u dhanë edhe nga fusha e sportit. Për këtë ikonografi në Turqi do të flitet vite me radhë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share