Nga sot fillon vaksinimi me vaksinat e reja kundër rotavirus dhe pneumokok, të cilët Ministria e Shëndetësisë e ka sjell në kalendarin e rregullt për imunitet. Nga Komiteti për imunitet nën MSH kanë thënë se vaksinat tashmë janë shpërndarë dhe prindërit do të duhet të fillojnë të dërgojnë fëmijët për vaksinim. Këto vaksina vazhdojnë për foshnje dhe fëmijë të vegjël. Nga Shoqata Pediatrëve kanë thënë se vaksina për rotavirus dhe pneumokok pritet zvogëlimi drastik i gastroeneterokolitit tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël si dhe sëmundjet invazive të pneumokokut, të cilat janë të rënda dhe kërkojnë hospitalizim.
Prej sot fillon vaksinimi me vaksinat e reja kundër rota virusit dhe pneumokokut, të cilat Ministria e Shëndetësisë i futi në kalendarin e rregullt për imunizim të foshnjave dhe të fëmijëve, ndërsa ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe i paralajmëroi para disa muajsh.
Vaksinat për foshnjat dhe fëmijët e vegjël tanimë janë shpërndarë në pikat e vaksinimit dhe prindërit mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre për vaksinim. Me vaksinën kundër rota virusit kanë siguruar mbrojtje pjesa më e madhe e fëmijëve që e kanë pranuar atë, aplikohet me vaksinë rotavirale orale, në tri doza, me dhënien e pikave në gojë të fëmijës, në moshë nga 6 javë deri në 32 javë.
Doza e parë e vaksinës duhet të jepet para se fëmija t’i mbush 15 javë, ndërsa të trija dozat e vaksinës duhet të pranohen para se fëmija t’i mbush 8 muaj. Me vaksinën kundër pneumokokut zvogëlohet mundësia për bartje të virusit. Trajtimi i infeksioneve nga pneumokoku me antibiotikë nuk është aq efikas, për shkak të rezistencës së madhe që ka bakteria ndaj antibiotikëve, gjë që e bën vaksinimin masë edhe më të rëndësishme preventive.
Vaksinimi është mënyra më e mirë që fëmija të mbrohet nga infekioni me pneumokok. Nga fillimi i muajit janar këtë vit kur u shpall epidemia e fruthit, vaksinën e kanë pranuar mbi 30.000 persona, ndërsa janë prekur 1.833 persona, për fat të keq nga komplikimet humbën jetën katër fëmijë. /Klan Macedoni/