close

(VIDEO) “SHKALLËT SPANJOLLE” – ARRESTOHEN 11 PERSONA

Para gjykatësit të procedurës paraprake kanë dalë 11 të dyshuar mes të cilëve edhe ish-Ministri për Transport Mile Janakievski dhe Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Dimitar Dimovski dhe Dejan Mitrevski Kryetar i Komitetit Komunal të kësaj partie në Aerodrom të Shkupit.

Shpërdorim të rreth dy millionë eurove me katër marrëveshje të jashtëligjshme për parcela të mëdha është shkaku që për Ministrin e dikurshëm të Transportit Mile Janakievski sërish kërkohet masa e paraburgimit – thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Janakievski në gjykatë është dërguar nga paraburgimi shtëpiak për shkak të dyshimit se është një prej organizatorëve të dhunës në Kuvend.

Prokuroria për Krim të Organizuar ka hapur procedurë kundër 11 të punësuarve të tashëm e të dikurshëm në institucione shtetërore. Bëhet fjalë për pesë të punësuar në Ministrinë për Transport dhe Lidhje, noterë dhe të punësuar në kadastër, si dhe avokati shtetëror i qytetit të Shkupit. Në mëngjes janë ndaluar edhe anëtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së opozitare.

MPB-ja ka thënë se pas një procedure gjithëpërfshirëse parahetimore me urdhër të Prokurorit Kompetent Publik nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit po merren masa për sigurimin e personave të dyshuar nëpër shumë lokalitete të Shkupit.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrëveshjes për shitjen e tokës bujqësore në qendër të Shkupit për të ashtuquajturat “Shkallët spanjolle”, projekt i cili duhej të jetë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Marrëveshjet për tokat ishin plotësuar me anekse krahas asaj që nuk ishin plotësuar kushtet. /Klan Macedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!