Treni i mallrave që qarkullonte në vijën Beograd-Shkup, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ka dalë nga shinat në afërsi të fshatit Çerkez të komunës së Kumanovës. Bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka të plagosur. Ndërmarrja ‘Hekurudhat e Maqedonisë’ ka konfirmuar daljen nga shinat të rreth 15 vagonëve. Ministria e Brendshme njofton se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit. /Klan Maqedoni/