close

(VIDEO) TUBIM KUNDËR PARADËS SË KRENARISË KUNDËR LGBT-SË EDHE GRUPE QË BIEN NË GRUPIN E TË MARGJINALIZUARVE

Si kundërpërgjigje të Paradës së parë të Krenarisë, në Qendër të Shkupit u mbajt marshi për të promovuar vlerat tradicionale të familjes. Organizata e quajtur “Aleanca për jetë” përmes një marshi të ashtuquajtur “Dëshmi për familjen” mbajti një protest paqësore, sic thanë për të promovuar vlerat e vërteta tradicionale të familjes.


Në njërën anë vajzë me veshje kombëtare… Edhe në tjetrën anë person me veshje kombëtare
Por me bindje plotësisht të kundërta. E para ka dalë që ta përkrahë familjen tradicionale, kurse personi i dytë, ka dalë të shpreh se është ndryshe nga ajo e para.
Në krye të tubimit, që u organizuar si kundërpërgjigje ndaj Marshit të Krenarisë, qëndronin klerikët fetarë nga Kisha Ortodokse.

Jemi këtu që të dërgojmë edhe porosi deri tek ata që vendosin, tek politika, si deri tek ata që momentalisht na përfaqësojnë, ne si qytetarë dhe si besimtar e kundërshtojmë këtë proces që është aktual në botë, e ajo është ridefinimi i martesës, familjes dhe gjinisë! Ai proces është i papranueshëm për ne, dhe ne për këtë shkak jemi mbledhur këtu dhe ky mbledhim është si kundërpërgjigje e asaj proteste, ne nuk jemi kundër askujt, por nuk mundemi të pranojmë proces që është kundër vlerave themelore të fesë dhe vlerave… Pa martesë, pa familje, ashtu si zoti na ka bekuar, ashtu si është tradicionalisht, nuk ka jetë dhe për këtë shkak jemi këtu./IVICA TODOROV, PRIFT


Pjesëmarrës në tubimin kundër Paradës së Krenarisë ishte edhe një person që i përket një grupi që është një ndër më të diskriminuarit dhe më të margjinalizuarit në këtë shoqëri… Suaret Alishan ka dalë të protestoj kundër një komuniteti tjetër që konsideron se është i diskriminuar për shkak se është i mllefosur, se grupi që ai i përket, nuk po e fiton vëmendjen që e ka LGBT komuniteti.

Gjatë gjithë kohës ne ishim në Parkun e Gruas me ditë të tëra dhe kërkonim të drejtat e personave me pengesa në zhvillim, por për fat të keq atë kohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për grupin që është më i margjinalizuar nuk gjeti mjete që të përkrahë një paradë apo kampanjë ku do të mundnim të gjithë ne personat me pengesa, se deri ku jemi. Ne kemi dalë këtu që të tregojmë se të hënën, si Organizatë Qytetare “5në12” dhe si koalicion për të drejtat qytetare, “We Change Macedonia” do të kërkojmë që sa para janë ndarë për LGBT komunitetin, të ndahen edhe për ne, sepse nuk është fer që personat me pengesa të harrohen./SUARET ALISHAN, “5NË12”

Tubimi i personave kundër LGBT komunitetit përfundoi tek Kisha Ortodokse, pa ndonjë incident të theksuar./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!