Të gjithë të punësuarit në MPB do të përfshihen në procesin e “vettingut”. Do të kontrollohen arsimimi i tyre, integriteti, situata e pronës dhe aktivitete eventuale kriminale nga struktura të caktuara të MPB-së. Kështu janë shprehur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në një debat, siç thanë, që të rritet profesionalizimi i MPB-së.
Ministria e Punëve të Brendshme po e harton ligjin për vetingun që e paralajmëruan shumë muaj më parë. Ministri, Oliver Spasovski, paralajmëroi se ligji shumë shpejt do të dorëzohet në Kuvend.
“Procesi i vetingut duhet ti përfshijë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të flasim për shkollimin adekuat, për integritetin e tyre, për pronën që e posedojnë dhe për aktivitete eventuale kriminele të disa strukturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të ketë komisione në disa nivele… Në nivel të sektorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në nivel nacional. Kemi iniciuar shumë procedura që kanë të bëjnë me diplomat e falsifikuara, për nënpunësit e MPB-së, të cilëve u ndërpre kontrata e punës. Sigurisht që ka edhe shumë persona që kanë prona të mëdha, më shumë se biznesmen që me vite merren me biznes.” –deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Profesori universitar, Nikolla Dujovski, tha se model konkret për zbatimin e vetingut nuk kanë, për shkak se nuk ka shtet evropian ku ka pas aq shumë keqpërdorime dhe partizim si në rastin e Maqedonisë Veriore. Ai shton se do të ishte dështim nëse procesin e vetingut do ta menaxhonte vetëm MPB-ja. Kërkoi që të përfshihen të gjitha institucionet tjera, intelektual dhe sektori civil që vetingu të jetë i suksesshëm.
“Nëpunësi policor e ka patjetër që të ketë integritet, e integriteti nënkupton rezistencë ndaj çfarëdo ndikimi jo ligjor. Nëpunësi policor duhet të ketë zhvillim logjike në karrierës… Një herë e përgjithmonë se ai që ka vendosur që ti shërbej shtetit, duhet të jetë i përkushtuar deri në fund! Nuk mund që ai të ketë 20 firma në emrin e tij, që i sjellin profit sa rrogat e të gjithë policëve në vend.” –shprehet Nikolla Dujovski, Profesor Universitar.
Ministri Spasovski u bëri thirrje edhe institucioneve tjera që të fillojnë të mendojnë për veting, me qëllim që të sistemi të bëhet sa më efikas, dhe mos të varet nga individ apo politikanë.