Llukarevska: përdoruesit e ajfon shumë shpejt do të kenë qasje të aplikacionit
Për vetëm katër ditë rreth 60 mijë qytetarë e kanë shkarkuar aplikacionin “TVSH-ja ime”, ndërsa qarkullimi nga kuponat fiskalë të skenuar ka arritur 241 milionë denarë ose 120 mijë euro. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike presin që numri të rritet dhe të arrijë gjysmë milionë përdorues. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska në takimin e sotëm me gazetarë infromoi se një numër i madh i qytetarëve paraqesin lokale dhe pika të shitjes ku nuk japin kupona fiskalë validë. Ajo paralajmëroi kontrolle ndaj tyre.
Bar kodet e dëmtuara, moskontroll ose kupon fiskal i dëmtuar janë problemet me të cilat qytetarët të cilët masivisht i mbledhin kuponat fiskalë dhe i skenojnë që të marrin kthim prej 15% të TVSH-së. Posaçërisht janë qytetarë të cilët blejnë në supermarketet e mëdha si VERO, STOKOMAK, KAM, dhe të tjera. Nga Drejtoria e të ardhurave publike informojnë se vetë marketet kanë nisur me servisim.
“Aty ku ka më shumë frekuencë vjen deri te dëmtimi i bar kodit, por nga vetë supermarketet shkojnë që të bëjnë servisim të aparateve, në qoftë se nuk mund ta skenoni kuponin tuaj fiskal, këtë mund ta bëni në qendrat rajonale të drejtoprisë përmes lexuesve të bar kodeve ose me ndihmën e një të punësuari në drejtori që do ta bëjë këtë manualisht.”– shprehen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
DAP e garanton sigurinë e aplikacionit.
“Është aplikacion plotësisht i sigurtë, në fund të fundit nuk ka të dhëna personale, nuk ka pikëtakim me numrin amë të përdoruesve, bëhet fjalë për dy sisteme të ndryshme, futja e llogarisë tranaksionale e përdoruesit bëhet që të dihet ku të kthehen paratë në muajin dhjetor. Çdo përdorues përmes adresës elektronike do të informohet për kthimin e TVSH-së.” -thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Ajo që u duk deri diku diskriminuese për përdoruesit e telefonave celularë ajfon, drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska sqaroi se me Ejpëll është biseduar që në 25 maj, por për shkak të rregullave të rrepta dhe kontrolleve të shumta përdoruesit e tyre do të duhet të presin.
“Presim që të ndodhë sa më shpejt, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ejpëll për shkak të kontrolleve të shumta dhe ndjeshmërisë së aplikacionit jemi pak me vonesë, por është e pamundur të mos e miratojnë.”- tha Sanja Llukarevska, Drejtoreshë e DAP-it.
Përndryshe për katër ditë përmes aplikacionit janë skenuar 433204 kupona fiskalë, qarkullimi është 241 milionë denarë, ndërsa kthimi i TVSH kap vlerë prej 7 milionë denarëve ose 120 mijë euro. Nga drejtoria gjithashtu informuan se është arritur qëllimi për luftë kundër ekonomisë gri, sepse qytetarët çdo ditë kanë paraqitur pika të shitjes ku nuk japin kupona fiskalë validë, por vetëm llogari kompjuterike. Një person fizik në nivel vjetor përmes kësaj mase do të mund të kthejë 7200 denarë, ndërsa një familje katër anëtarëshe gjithsejt mesatarisht 28.800 denarë. /Verica Dimitrijevska/