close

VIJOJNË PROTESTAT KUNDËR VUÇIQIT

Manifestuesit akuzojnë Presidentin se rrënon shtetin


Me pak polic dhe qetë ka nisur protesta kundër presidentit serb, Alleksandar Vuçiq dhe qeverisjes së tij. Në fillim më fuqishëm dhe duket se ka ndryshuar koreografija e protestave ashtu siç edhe muzika.

Pas incidenteve të javës së shkuar dhe hyrjes në televizionin publik protestuesit kanë dalë sërish në shesh. Kësaj radhe para tyre nuk kanë dalë politikanët, por një aktorë që ka udhëhequr edhe dikur protestat në vitet 90 dhe ish-shefi i aviacionit serb në kohën e bombardimeve, që janë kundër presidentit.

“E shikoni se 28 vjet luftë jemi duke bërë, me të njëjtat fjalë dhe me të njëjtat kërkesa dhe dua që të rinjtë dhe Serbia e shpresës të thonë fjalën e tyre.” tha Branisllav Llekic, Aktor dhe aktivist.

“Shikoni se kush e udhëheq shtetin, një grup pa ideale që flasin për Bashkimin Evropian dhe rrënojnë njëkohësisht çdo shtyllë të këtij shteti.”deklaroi Sreto Maillinovic, Gjeneral në pension.

Ata u nisën edhe një herë në rrugët e kqyrtetit për tre orë dhe drejt institucioneve të rëndësishme në Beograd. Protestat thonë se nuk i ndalojnë, por dhuna nuk është autorësi e tyre.

Protesta vazhdoj pa incidente pavarësisht se ata ndaluan para televizionit publik për disa orë duke lexuar lajmet alternative.

Lule për viktimat e rëna në luftë nga aktivistët e rinj për shumicën e protestuesve. Më pas edhe qirinj për ta ndriçuar televizionin që thonë se i mbanë në errësirë informative. Vuçiq është i mbaruar, i kanë sugjerua me brohoritje. Një pjesë e të burgosurve janë liruar, por një pjesë janë në burg.

Vuçiq ka afat dy javë dhe me 13 prill kanë ftuar protestat e tërë Serbisë në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e tërë krerëve të shtetit. /Idro Seferi, Beograd/