Vjedhjet në fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit / Kallëzime penale për 4 djem të rinj nga një fshat i Pollogut

Personat e dyshuar për vjedhje të rënda në rajonin e Pollogut janë identitfikuar dhe ndaj tyre është paraqitur kallëzim penal nga ana e MPB-së. Bëhet fjalë për 4 të dyshuar nga fshati Dobridoll i Komunës së Vrapçishtit, prej tyre njëri 17 vjeçar, përcjell Klan Maqedoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“MPB Tetovë, në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.F.(21), E.A.(26), A.D.(22) dhe një 17 vjeçar, të gjithë nga fshati Dobridoll i Gostivarit. Ata dyshohen se kanë kryer nëntë vjedhje të rënda, katër vjedhje të rënda në tentativë dhe një vjedhje në muajt prill, maj, gusht dhe shtator të këtij viti, të dënueshme nga nenet 235 dhe 236 të Kodit Penal. Ato veprime i kanë kryer në shtëpi dhe objekte ndihmëse në fshatrat e Tetovës: Bogovinë, Pirok, Pallçisht i Poshtëm, Sedllarcë e Epërme, Siniçan dhe Kamjan, ku kanë hyrë me dhunë dhe kanë marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera, me çka kanë shitur një pjesë të bizhuterive nëpër argjendaritë në Gostivar”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share