Tetova në kuadër të eventin “VERA E KULTURËS TETOVARE 2019“, në sheshin “Iliria“ më datë 25 korrik do të jenë nikoqire e spektaklit sportiv të gjashtë dueleve kickboxi nën moton “Glory Kickboxing “. Lufta kryesore e këtij spektakli do të jetë në kategorinë e peshave të rënda mes Amet Bejtullah-it dhe Jovan Zhelkoviç i cili do të zgjatë tre raunde dhe pesë duele të tjera të kategorive të ndryshme.
“Unë jam plotësisht i përgatitur. Përgatitem gati që dy vite dhe tani më është dhënë mundësia pse jam shkëput prej kikboksit prej ringut. Mendoj se unë në anën tjetër përsëri kam bërë ushtrime përgatitore. Kundërshatrin e njohë shumë pak dhe nuk ju jap shumë rëndësi kundështarëve. Unë i jap rëndësi punës time, përgatitjes time dhe momenti është në ring, aty e japi maksimumin“ deklaroi Amet Bejtullahi.
Ky eveniment përveç luftërave në kickbox do të pasurohet edhe me ansamble të grupeve muzikore shqiptare. /Shaban Sinani/