Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Që të përparojë Maqedonia drejt anëtarësimit në BE përveç reformave të brendshme dhe përshtatjen e ligjvënies vendase përmes hapjes dhe mbylljes së 35 kapitujve gjatë kohës se negociatave me Brukselin, me shumë gjasa do të duhet të nënshkruajë edhe Marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sipas shembullit të atyre me Greqinë dhe me Bullgarinë. Sipas Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, në këtë mënyrë do të duhej të zgjidhen disa çështje problematike, por edhe do të obligohen vendet të kenë marrëdhënie të përbashkëta për anëtarësim në BE.
Një nga pjesëmarrësit në takimin rajonal për vendosjen e vlerave euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor, analisti politik serb Dushan Janjiq, sugjeron se viti 2025 është pritshmëri tepër optmiste për hyrjen e Maqedonisë ne familjen Evropiane, për dallim nga Mali I Zi, e cila është më përpara me negociatat. Përkatësisht duhet të shfrytëzohen negociatat për përparim të shoqërisë, për sundim të ligjit, zvogëlim të korrupsionit dhe të politikave të këqija.
“Është më rëndësishëm udhëtimi, të shfrytëzohen negociatat, të përforcohen, dhe kur do të hyni atë familje evropiane të jeni më të përgatitur për konkurencë” –deklaroi Dushan Janjiq, analist Serbi
Por, për dallim nga Janjiq, analistja kroate Monika Begoviq, pjesëmarrëse në panel, është më tepër optimiste:
“Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi se është shembull pozitiv dhe me këtë merr dritën jeshile, do të thoja, ndoshta shumë haptazi, por definitivisht dritë jeshile për vitin 2025 në Bashkimin Evropian”- shprehet Monika Begoviq,analiste, Kroaci.
Një nga pengesat për përparimin e gjithë rajonit është kontesti I pazgjidhur mes Prishtinës dhe Beogradit, procesi I cili sipas Janjiqit deri para do kohe ishte “klinikisht I vdekur’, por mori nxitje për vazhdimin e takimeve pas takimeve të politikanëve të rajonit me liderët e Francës dhe Gjermanisë në Berlin. Përpos kësaj, Serbisë I mbetet të nënshkruajë edhe Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Maqedoninë për angazhime në paraqitje të përbashkëta dhe projekte për perspektivën evropiane – ka theksuar ai.
“E dyta, neve na mbetet një problem që nuk është drastik, por është një problem. Ky është bashkëpunimi në fushën e të drejtave të njeriut, mes të cilave të drejtat e pakicave dhe bashkësive fetare. Këtu është edhe problemi heqjes dorë nga destabilizimi i sigurisë” -tha Dushan Janjiq, analist, Serbi.
Janjiq ka përmendur edhe nevojën e zgjidhjes së problemeve të vogla rreth “demarkacionit” të disa pikave kufitare dhe qasjen ndaj disa manastireve dhe hapësiarve në rajonin kufitar. Prej se Maqedonia I nënshkroi marrëveshjet për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë, dhe u bë një lloj lidhjeje për Serbinë ndaj këtyre vendeve, në letër duhet të deklarojë edhe angazhime edhe për prezantim të përbashkët me Beogradin në projekte infrastrukturore dhe projekte për siguri energjetike. E gjithë kjo në kontekst të mbylljes së Kapitullit 31 në negociatat me BE-në, për politikë të jashtme dhe të brendshme, që sipas analistit serb do të jetë një sfidë më e madhe se sa për Maqedoninë, pasi që ka të bëjë me bashkëpunimin e ardhshëm me Rusinë. /Biljana Georgievska/