close

VLLAZNIMI CUP 2019: TË FESTOJMË SË BASHKU 15 VJETORIN

Me moton “Të ndryshëm, por të barabartë” në organizim të “Shoqatës Vllaznimi” dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, nga data 25 qershor deri më 6 korrik 2019, në qytetin e Durrësit organizohet edicioni i 15-të jubilar i Turneut ndërkombëtar të futbollit për moshat 9 deri 17 vjeç në kategorinë e meshkujve dhe ato të femrave “Vllaznimi Cup 2019”. Edicioni i jubilar i 15-ti me radhë është një mundësi shumë e mirë për të gjithë fëmijët e ekipeve që do të marrin pjesë në këtë eveniment të përvitshëm te Shoqata Vllaznim në Durrës.

Sipas organizatorëve këtë vit interesimi i ekipve për të qenë pjesë e këtij eventi është tepër i madh. Tanimë pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe ekipi i Gjermanisë, Anglisë si dhe Norvegjisë dhe shumë vende tjera të europës. Numri i madh i ekipeve ka bërë që në këtë event të pranishëm të jenë edhe shumë menaxher të njohut të futbollit që janë të interesuar për zbulimin e talenteve të reja. Sipas kryetarit të Shoqatës Vllaznimi Idriz Gashi. Kuptuam se në edicionin e 15-të “Vllaznimi Cup 2019” janë të ftuar edhe kryetarët e Fedratave të futbollit, Armand Duka i Shqipërisë, Muhamed Sejdini i Maqedonisë së Veriut dhe Agim Ademi i Kosovës, por të pranishëm do të jenë edhe të ftuar tjerë. Organizatori i këtij aktiviteti sportiv është se të gjitha ekipet pjesëmarrëse në shenjë të respektit i nderon me Kupa. /Shaban Sinani/

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!