close

VLLAZNIMI CUP: PËRFUNDOI PJESA E PARË E TURNEUT

Mbi 1000 futbollistë dëshmuan talentin e tyre


Futbolli është i bukur, por veçmas kur ai luhet nga të vegjlit apo të rinjtë. Turneu i 15-të jubilar i moshave, organizuar nga Shoqata Vllaznimi me organizator Idriz Gashin, mblodhi 57 ekipe dhe mbi 1000 futbollistë nga Ballkani dhe Evropa në Durrës, nën moton “Të ndryshëm, por të barabartë”, një event që vë në dukje se të gjithë janë fitues, pa as një humbës.

Të ndryshëm sepse vijn nga troje të ndryshme, por jemi të barabartë në fushën e lojës, spese këtu nuk dimë se nga jemi nga Kosova, Novi Pazari, Austria e gjetiu. Në fushë janë të gjithë të barabartë dhe  moto tjetër është “dëshira juaj besimi jonë” që ne  t’i japim më tepër argëtim dhe them se ia kemi arritur qëllimit.” -deklaroi Idriz Gashi organizator i Turneut…

Telentët e ekipeve pjesëmarrëse nga të gjitha vendet e rajonit ishin të emocionuar që ishin pjesë e këtij eventi të madh sportiv.

“Falënderojmë Idriz Gashin organizatorin e këtij turneu që na mundëson të gjithëve të shfaqim talentin tonë për çdo vit”-deklaroi portierja Esmeralda Noka nga KFF Vllaznim i Durrësit.

“Jam e kënaqur që jam në turneun ‘Vllaznimi Cup 2019’ që më jep mundësi të shpreh talentin tim dhe të dëshmojë që jam një lojtare e mirë”-tha talentja Edona Agushi nga KFF Presheva.

Përveç kupave, medaljeve dhe dhuratave, mysafirët futbollistë, trajner dhe drejtues morën dhe bukuritë e Durrësit me vete. Ky është futbolli…! Me mirënjohe të veçantë u nderua edhe gazetari i Klan Macedoni, Shaban Sinani. Turneu ‘Vllaznimi Cup 2019’ vazhdon nga dita e hënë me grupmoshat U-17, deri më 5 korrik kur është mbyllja solemne e edicionit të 15-të. /Shaban Sinani/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!