close

VMRO – DPMNE AKUZA PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Zirap Ademi, në një prononcim për televizionin tonë ka përgënjeshtruar deklarimet e VMRO-DPMNE-së se regjistrimi i popullsisë në vend po bëhet me forcë dhe në kundërshtim me EUROSTAT-in. Sipas Ademit, ligji për regjistrimin e popullsisë është në përputhje të plotë me rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe EUROSTATIT, dhe gjatë përgatitjes së ligjit në fjalë janë konsultuar me ekspertë të fushës.

Zoran Zaev është duke bërë pazare në dëm të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë vend. Pas ndryshimit të emrit, identitetit, Zoran Zaev tani edhe nëpërmjet regjistrimit të popullsisë ka filluar ridefinimin e Republikës së Maqedonisë, kanë deklaruar nga VMRO – DPMNE.

“Zaev, pa konsultim me opozitën po bën regjistrim me numrat amë, në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat-it. Zaevi dhe banda e tij kriminale duhet të kuptojnë se regjistrimi është një operacion statistikor, dhe jo politik. Ky proces i cili po bëhet me forcë nuk do të tregojë numrin e vërtetë të njerëzve që jetojnë në vendin tonë.’’ theksojnë nga VMRO – DPMNE

Ndërkaq, zv, drejtori në Entin Shtetëror të Statistikave, Zirap Ademi, ka deklaruar për Klan Maqedoni se regjistrimi i popullsisë do të bëhet në përputhje të plotë me rekomandimet e EUROSTATIT dhe Kombeve të Bashkuara. Ademi poashtu sqaron se për përgatitjen e ligjit janë konsultuar me ekspertë të fushës nga EUROSTAT.

‘Ligji për regjistrimin e popullsisë është në përputhje të plotë me rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe EUROSTATIT. Dëshiroj t’i sigurojë të gjithë qytetarët se ligji është në bazë të të gjitha standardeve europiane. Siç e dimë të gjthë Maqedonia e Veriut është rajon ku emigracioni është mjaft i madh dhe në rekomandimet e OKB-së qartë theksohet se për rajonet e tilla është e pëlqyeshme që në regjistrim të përfshihen edhe personat që jetojnë jashtë territorit të RMV-së. Gjatë gjithë kohës së përgatitjes së ligjit jemi konsultuar me ekspertë të fushës nga EUROSTAT. Debatin e partive politike do e zhvillojnë partitë politike dhe nuk do ta komentoj.’ shprehet Zirap Ademi, Zv.Drejtor në Entin Shtetror të Statistikave.

Ndryshe, nga 14 qershori ka filluar pilot – regjistrimi i popullsisë në të gjithë vendin dhe do të zgjasi deri më 30 qershor. Ky pilot – regjistrim do të zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe në shqip, kurse të dhënat e mbledhura nga terreni nuk do të bëhen publike. /Blerona Jakupi/

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!