VMRO-DPMNE: Drejtori i BSP-së i implikuar në rastin ku janë rrahur policë?!

MPB: VMRO-DPMNE përhap gënjeshtra dhe dezinformata

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

VMRO-DPMNE pretendon se Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, ka ndikuar ndaj një rasti ku janë rrahur pjesëtarë të Njësisë për Intervenim të Shpejtë por edhe ka ndikuar që nga procesverbali të largohet njerëz që kanë lidhje me të, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas VMRO-DPMNE-së, ngjarja ka ndodhur më 3 Qershor para një diskoteke të Shkupit, kur policia ka kapur një grup të rinjsh duke konsumuar kokain dhe se ka qenë i implikuar edhe i biri i Sasho Tasevskit.

“Gjatë kontrollit dhe sulmit a ka qenë I pranishëm edhe i biri I Drejtorit të BSP-së, Sasho Tasevski? A ka qenë personalisht I pranishëm edhe vet Tasevski? Nga ora 01.45 deri 6.30, mëngjesin e 3 qershorit, drejtori Tasevski dhe i biri a kanë bërë presione ndaj policisë, që të mos regjistrohet i biri dhe më pas të ndryshohet procesverbali nga lista e të arrestuarve për sulmin ndaj policëve?”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së.

Këto pohime të VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, ashpër janë përgënjeshtruar nga MPB-ja. Sipas policisë, bëhet fjalë për dezinformatë klasike dhe se në këtë ngjarje nuk ka qenë I implikuar i biri i Drejtorit për Siguri Publike.

“E vërteta është se më 3 Qershor rreth orës 01.45 në një objekt hotelerik në Shkup ka pasur edhe një aksion të suksesshëm policor. Nga liria janë privuar tre persona dhe është gjetur materie pluhur dhe marijuanë, kurse personat do të përgjigjen para drejtësisë edhe për sulmin ndaj zyrtarit policor”, thonë nga MPB

MPB-ja, sic percjell KlanM, thotë se do të vazhdojë me luftën kundër krimit dhe se sipas statistikave seriozisht është ulur krimi. Sipas tyre, rezultatet e mira në terren i pengojnë opozitës dhe për këtë shkak shërbehen me gënjeshtra dhe dezinformata./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share