Mickoski: Për Janevën dhe ekipin s’kemi çka flasim
“Deri ku janë grupet punuese mes pushteti dhe opozitës për ligjin për Prokurori Publike? Do ju drejtoja tek subjektet partiake gjegjësisht drejt Lidhjes Social Demokrate dhe VMRO DPMNE-së sepse ata grupe nuk do të jenë vetëm parlamentare, por edhe grupe punuese të përbëra edhe nga ekspert që i bie se ata duhet të japin të dhëna të sakta se a janë takuar.” -shprehet Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.
“Është interesant, në politikë gjithmonë luhet pingpong.” -vlerëson Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.
Derisa politika po luan pingpong, zgjedhjet presidenciale po afrohen, periudhë kur Kuvendi nuk do të punojë. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, informoi se do të bisedohet për ligjin për shërbimet sekret dhe për ligjin për Prokurorinë Publike, e partia e tij veç më i ka personat që do t’i udhëheqin këto grupe. Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin, se Katica Janevën dhe shumicën e ekipit të saj, VMRO DPMNE nuk do ta votoj.
“Qëndrimi jonë është i qartë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë, e ajo është se Prokurorja speciale dhe shumica e ekipit të saj, as në aspektin njerëzor por as profesional nuk e arsyetoi përkrahjen e dhënë nga opinioni maqedonas. Ai person përfaqëson simbolin e “Zaevizmit”, të gjitha premtimet e pa realizuara prej publikimit të ashtuquajturave “bomba”. Jo, nuk do ta përkrahim këtë propozim për Prokuror Special të ardhshëm, apo prokuror që do të ndjek korrupsion të lartë, as pjesën më të madhe të ekipit që ka bashkëpunuar deri më tani me të.” –deklaron Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.
Mickoski nuk pajtohet as që Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik të nominoj kandidat për institucionin e ri që do të duhet të punojë në kuadër të Prokurorisë Publike, për shkak se siç tha ai, Akademia është një institucion i cili udhëhiqet nga familjarë të personave që janë të afërt me LSDM-në. Mickoski tha që është i gatshëm të flas edhe për Prokuror ndërkombëtar, e pritet që grupet punuese të takohen këto ditë. /Furkan Saliu/