close
Vendi

VMRO-DPMNE-ja PËR TË TRETËN DITË NË PROTESTA

EAF1120F-8AF5-4A42-B9B0-C4C88FE72C8F

VMRO-DPMNE-ja për të tretën ditë me radhë, nga ora 15.00 deri 17.00 ka bllokuar tre udhëkryqe në Qendër të Shkupit dhe në nëntë qytete tjera. Ata protestojnë me moton “Mjaft është, dil për Maqedoninë” duke kërkuar që Kryeministri Zoran Zaev dhe emisari I posacëm për negociata me Bullgarinë, Vlado Buçkovski të bëjnë publike se për çka bisedojnë me Sofjen zyrtare, për të tejkaluar problemin, me të cilin Bullgarua që nga Dhjetori I vitit të kaluar ka bllokuar eurointegrimet e RMV-së.

Opozita maqedonase ka akuzuar dyshen Zaev-Buçkovski, se janë duke zhvilluar negociata sekrete dhe shtrojnë pyetjen nëse në tavolinë janë identiteti dhe gjuha maqedonase dhe se cfarë përfshihet në “udhëzuesin” që përgatitet nga MPJ-ja.

“Ne si parti politike insistojmë që gjuha, identiteti maqedonas dhe mbrojtja e pakicës kombëtare maqedonase të jenë të linja të qarta të kuqe gjatë negociatave me Bullgarinë. Nga kjo nuk heqim dorë, s`ka kthim prapa. Ne meritojmë të ardhme të sigurt, por edhe rrënjë të mbrojtura. Për këtë nuk duhet të ketë kompromise” – ka shkruar në Facebook, Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia