close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: NEGOCIATA SEKRETE ME SOFJEN ZYRTARE

F85C762C-8EEF-4BC2-80C3-7EAC387519A9

LSDM: PËR GJUHËN DHE IDENTITETIN AS QË NEGOCIOHET


VMRO-DPMNE-ja me akuza se tashmë dy ditë Qeveria po hesht, sic thonë, për negociatat sekrete me Bullgarinë. Nga opozta thonë se planifikohet që Buçkovski në mënyrë sekrete të negociojë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Qeveria nga qytetarët është duke I fshehur kushtet dhe kërkesat nga Aneksi prej 12 pikëve.

STEFAN ANDONOVSKI – VMRO – DPMNE

“U konfirmua informata e VMRO-DPMNE-së nga viti I kaluar se Qeverisë i është dorëzuar një aneks prej 12 pikëve, me pozicione mohuese për identitetin maqedonas. Tani kuptojmë se ky aneks I është dhënë Zaevit, Dimitrovit dhe Osmanit, në Nëntor të vitit të kaluar. Tre muaj heshtje për qytetarët. 3 muaj negociata sekrete”

Për gjuhën dhe identitetin maqedonas as që negociohet, e as që mund të negociohet – janë të prerë socialdemokratët duke drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së se cdohet vehet në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare.

LSDM

“Me Bullgarinë fqinje, gjatë vitit të kaluar, kishim komunikim të vazhdueshëm dhe këmbim në dy drejtime të propozimeve dhe ideve për gjetjen e zgjidhjes, por fatkeqësisht nuk u arrit marrëveshje e ndërsjelltë. Pala maqedonase nuk merr pjesë dhe nuk do të merr pjesë në negociata rreth identitetit të pamohueshëm maqedonas. Për shkak se nuk e u gjet zgjidhja, pasoi bllokimi bullgar”

Ministri bullgar I Mbrojtjes dhe Zv/Kryeministri, Krasimir Karakaçanov në një deklaratë për mediat e Sofjes ka paralajmëruar takimin me të dërguarin e posacëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski, ka thënë se Shkupi të mos shpresojë për kompromis me Sofjen nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk fillojnë t`I lexojnë vendimet e autoritetve bullgare. Megjithatë, ai tha se vizita e Buckovskit është shenjë e vullnetit të mirë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia