VMRO-DPMNE: S’ka ndryshime Kushtetuese – të shpallen zgjedhjet!

“TË DORËHIQET KOVAÇEVSKI – S`KA SHUMICË NË KUVEND”

Kryeministri Kovaçevski të dorëhiqet, komisionerët partiak në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese nuk do të marrin honorare të majme, kurse shteti do të kursejë para të Buxhetit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thirrja, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja, ku vazhdojnë të insistojnë se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin në këtë përbërje parlamentare.

“Dimitar Kovaçevski sa më parë ta dorëzojë për votim në Parlament çështjen e ndryshimeve kushtetuese, që të sheh se nuk ka shumicë dhe të shpallen zgjedhjet. Njëkohësisht në Kuvend ta dorëzojë dorëheqjen e nënshkruar” – tha Naum Stoilkovski.

VMRO-DPMNE akuzon se ekspertët që punojnë për ndryshimet kushtetuese, realizojnë dëshira partiake dhe ide që çojnë drejt ridefinimit të karakterit unitar të Maqedonisë.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është I qartë, s`ka ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Ky është qëndrimi I 90% të popullit, por edhe qëndrimi i një pjese të deputetëve të LSDM-së” – tha Stoilkovski.

VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM, shprehet e bindur se eurointegrimet e Maqedonisë nuk do të shndërrohen në asimilim dhe fshirje të identitetit, kulturës dhe historisë maqedonase. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share