close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: TË DËGJOHET VULLNETI I POPULLIT

milloshoski-480×270

Ahmeti: Referendumi mund të komplikojë procesin


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski sot në Kuvend ka dorëzuar propozim-vendimin për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e Kryetarit, Nënkryetarit dhe gjashtë anëtarëve të KSHZ-së.

“Për shkak të nevojës urgjente nga kompletimi i përbërjes së KSHZ-së, propozoj që propozim-vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar, nënkryetar dhe gjashtë anëtarëve të KSHZ-së të vendoset si pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të RM-së – shkruan në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Miloshoski ka theksuar se pret përkrahjen edhe të partive tjera politike, ngase siç ka thënë Maqedoninë e presin sfida të ndryshme, mes të cilëve, siç tha edhe referendum eventual për çështjen e emrit.

“Ky propozim më së shumti ishte i inpsiruar nga deklaratat e Zv/Kryeministrit Bujar Osmani, të Ali Ahmetit dhe funksionarëve tjerë të lartë në pushtetin ekzekutiv dhe në shumicën parlametare në Kuvendin e RM-së, të cilët çështjen e emrit nuk e shohin si çështje ku duhet të dëgjohet vullneti i popullit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka takuar EuroDeputetët Viktor Bostinaru dhe Tanja Fajon, nënkryetar të grupit socialdemokrat në parlamentin evropian, si dhe Tonino Picula, raportues në hije për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Siç thuhet në një komunikatë nga BDI-ja Ahmeti siguroi mysafirët që guximi tek ne nuk do të mungon dhe përsëriti që zgjidhja arrihet më së shpejti me ratifikim të marrëveshjes së arritur për emrin në parlament, ndërsa referendumi eventual mund ta komplikojë procesin. Kompromisi për kontestin e emrit duhet të arrihet tani duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen EuroAtlantike.

Ahmeti siguroi mysafirët që zbatimi i reformave sistemore në vend nuk do të ndalet dhe shprehu bindjen që edhe opozita do të merr pjesë në këtë proces për të mirën e qytetarëve thuhet mes tjerash në komunikatën e BDI-së. /Art Channel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia