close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: TENDERAT “A-LA RASHKOVSKI” NË QYTETIN E SHKUPIT

chrome_zydiQ6z8LO

QYTETI I SHKUPIT: VMRO FABRIKON AFERA TË PA VËRTETA


Partia opozitare VMRO-DPMNE edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me akuzat se tenderat të ngjajme si të Rashkovskit janë dhënë në qytetin e shkupit. Nga qyteti i Shkupit në reagimin për opinion thonë se VMRO)DPMNE fabrikon afera të paverteta.

Partia opozitare VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme shpalli një rast të tenderëve në Qytetin e Shkupit, për të cilin pretendon se ekziston një konflikt interesi, sipas kësaj partie bëhet fjalë për tenderin që e fitoi një kompani në pronësi të burrit të motrës së sekretarit në Qytetin e Shkup, Viktorija Avramovska Madic.  Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Naum Stoilkovski bëri të ditur se është kompania “Armor Plus” për prokurimin e pajisjeve mbrojtëse të zjarrfikësve, bazuar në Bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, në pronësi të Dimitar Petreski, e cila në periudhën nga 2017 deri në 2020 në 5 raste fitoi tenderë me vlerë mbi 10 milion denarë.

Një skandal i ri mafioz, kësaj here dyshimet janë kthyer në tenderin e Petrit Dembel. Padyshim, një “Dragi Rashkovski” i ri është në horizont, por këtë herë në qytetin e Shkupit, i udhëhequr nga Petre Shilegov. Çdo vit kompania Armor Plus merrte prokurim publik nga qyteti i drejtuar nga Petre Shilegov. Kështu, kompania e dhëndrit të Sekretarit të Shkupit në nëntor të vitit të kaluar, fitoi një tender për kostume mbrojtëse në vlerë prej gati 5 milion denarë. Kishte një prokurim të ngjashëm publik një muaj më parë në vlerë prej 350 mijë denarë. Në vitin 2019, dhëndri nga Qyteti i Shkupit merr një tjetër prokurim publik nga qyteti i udhëhequr nga Shilegov në vlerë prej mbi 2 milion denarë.

Ai shton se e njëjta kompani mori një blerje të tillë në dy raste të tjera në 2017, menjëherë pasi Shilegov mori detyrën, me vlerë mbi 2 milion denarë.

 I mënjëhershëm ishe treagimi nga Qyteti i Shkupit, ata thonë se Vmro-Dpmne fabrikon afera të pavërteta.

VMRO-DPMNE po trillon çështje jo-ekzistente.Kompania e përmendur në konferencën e tyre për shtyp sot specializohet në prokurimin e pajisjeve HTZ, gjë që konfirmohet nga prokurimet e Qytetit të Shkupit edhe para arrdhjes së kësaj administrate. Kompania e përmendur ka lidhur kontrata në shuma më të mëdha para se  të vij kjo administratë aktuale në qytetit.

Nga qyteti i shkupit thonë se këto akuza vijnë në  pamundësi për t’iu përgjigjur miratimit të projekteve të Qytetit të Shkupit të realizuara për 3 vite. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia