Lidhur me ekonominë e vendit reagojnë nga partia opozitare VMRO – DPMNE. Pushteti kriminel i LSMD-së dhe Zoran Zaevi e shkatërroi ekonominë e Maqedonisë dhe u solli varfëri qytetarëve të Maqedonisë.
Derisa shteti gjendet në fundin ekonomik, funksionarët e kartelit kriminel pasurohen në kurriz të qytetarëve duke i shfrytëzuar grantet shtetërore, tenderët dhe i punësojnë të afërmit e tyre në institucione shtetëror për paga të cilat qytetarët e thjeshtë vetëm i ëndërrojnë. LSDM-ja totalisht dështoi në planin ekonomik.
Për shkak të politikave të këqija ekonomike të pushtetit, qytetarët luftojnë për një copë bukë dhe nëse vazhdon trendi i tillë gjysma e qytetarëve falë LSDM-së do të shkojnë në shkatërrim. Thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE –së. /Klan Maqedoni/