close
Top LajmeVendi

VMRO: THIRRJE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Screenshot_3

Presidencialet: LSDM dhe BDI në fazën e konsultimeve


Thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e partisë opozitare VMRO DPMNE kanë vazhuar edhe gjatë ditës së sotme. Nga partia në pushtetë thonë se do të shqyrtohet kërkesa e VMRO-së.

VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev që t’i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kjo parti i sheh si zgjidhje e vetme për daljen e vendit nga kriza politike.

“ Z. Zaev tregoni së paku guxim dhe shpallni zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse Kuvendi shpërndahet më 21 janar ka mjaft kohë deri në fund të prillit të respektohen të gjitha kushtet konform Marrëveshjes së Përzhinës dhe të zbatohen zgjedhje të lira e korrekte”- bënë thirrje nga VMRO-DPMNE.

Nga partia në pushtet LSDM thonë se kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet do të shqyrtohet nga organet e partisë.

“Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet do të shqyrtohet nga organet e partisë.  Për momentin vëmendje duhet kushtuar zbatimit të reformave dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” -thonë nga LSDM-ja.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve presidenciale Koalicioni qeveritarë LSDM-BDI, akoma është në fazën e konsultimeve dhe analizave lidhur me atë se si do të del në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia