Vojeboll: Liria dhe Shkëndija startuan me fitore kampionatin e ri 2022/2023

Me ndeshjet e javës së parë të sezonit vjeshtor sot filloi edicioni i ri kampionati shtetëror i volejbollit për meshkuj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Befasinë e parë në fillim të sezonit të ri e bëri klubi i volejbollit Liria e Zherovjani, e cila në cilësinë e mysafirit në sallën sportive të UT-së,me rezultatin 3-0 në sete 25:23, 25:23 dhe 25:16. Sadik Ferati, trajner i ekipit Liria pas ndeshjes i emocionuar për këtë fitore të madhe në fillim të sezonit, deklaroi. “Fitore bindëse me lojë cilësore dhe me discipline të nivelit të lartë gjatë gjithë ndeshjes. Uroj volejbollistët tanë për këtë fitore”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekipi Liria në xhiron e dytë është e lirë, ndërsa ekipi Universiteti i Tetovës është mysafire i ekipit UGD Shtip.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në sallën sportive të shkollës së mesme Ekonomike  në Tetovë, mes Shkëndijës dhe  ekipit Libero nga Shkupi, përfundoi me rezultatin bindës 3-0.

“Jam i kënaqur  me  fitoren bindëse, por akoma na duhet punë që të arrimë në formën që neve e dëshirojmë në këtë kampionat” deklaroi trajneri Durim Luma.

Në xhiron e dytë ekipi kuqezi është mysafire i ekipit Vesna Probishtip.

Gazetar: Shaban Sinani  KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share