Takohen Universiteti i Tetovës – Shutova
Kampionati vendor i volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave vazhdon me ndeshjet e javës së tretë të pjesës pranverore. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Tetovë ku do të përballen Universiteti i Tetovës dhe Shutova, dy ekipet kanë pretendimet e veta për kreun e tabelës. Kërçovarët mbrëmë e kanë zhvilluar ndeshjen e mbetur kundër Probishtipit të cilën e kanë fituar 3-0. Nga ana tjetër studentët tetovarë kanë sjell një përforcim nga Bullgaria. Bëhet fjalë për Javor Genov i cili ka luajtur në Turqi. Këtë për televizionin tonë e pohoi kapiteni Hamza Veseli:
“Po është e vërtet ngase presim që ekipit t’i bashkohet ditëve në vijim. Besojë që do të jetë pozitivetet i madh pasi që lojtari ka një eksperiencë të madhe. Dmth duke ardhur nga një ekip i Turqisë.”
Në ndeshjet tjera të kësaj jave në kategorinë e meshkjujve takohen: Vardari – Strumica, Probishtipi – Liria, Studenti – Dibra Volej dhe Boreci – Janta Volej.
Në ndeshjet tjera të kësaj jave në kategorinë e femrave takohen: Universiteti i Tetovës-Shutova, Vardari – Strumica, Probishtipi – Liria, Studenti – Dibra Volej dhe Boreci – Janta Volej.
Në ndeshjet tjera të kësaj jave në kategorinë e meshkujve takohen: Universiteti i Tetovës-Shutova, Vardari – Strumica Probishtipi – Liria, Studenti – Dibra Volej dhe Boreci – Janta Volej.
Në kategorinë e vajzave, takohen: Rabotniçki Shkup – Viktori Volej, Nakovski Volej – Rabotniçki Vajzat, Pelisteri Volej – Janta Volej, Uskana – Universiteti i Tetovës dhe Bamikori – Makedonija Maks. /Shaban Sinani/