close

VOLEJBOLL: DERBI I MADH NË TETOVË

Takohen Universiteti i Tetovës – Strumica


Kampionati republikan i volejbollit vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së shtatë të fazës së dytë dhe më e rëndësishmja për ekipet që pretendojnë kualifikim në play off, ku vendoset titulli i kampionit si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave.

Derbi i sezonit në kategorinë e meshkujve zhvillohet në Tetovë, mes dy skuadrave pretenduese për titullin e kampionit Universiteti i Tetovës dhe Strumica, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në sallën e UT-së me fillim në orën 19:00. Kapiteni Hamza Veseli, shprehet optimist se ekipi i studentëve tetovar do të dëshmojë cilësit e veta dhe me përkrahjen e tifozëve do të shënojnë fitore.

Po tani besoj se kemi më shumë kapacitet pasi që me dy përforcimet e reja Universiteti i Tetovës ka bërë një freskim të madh dhe besoj se do ja dalim me fitore.  Po maksimalisht presim përkrahjen e  tifozëve pasi që publiku gjithmonë është një ndihmesë shtesë.”- tha Hamza Veseli – Kapiten i KV UT.

Në ndeshjet tjera të kësaj jave takohen: Probishtipi – Shutova dhe Vardari – Liria.

Në kategorinë e femrave derbi i kësaj jave zhvillohet në Shkup mes dy skuadrave rivale, Rabotniçki Shkup – Rabotniçki Vajzat, ndërsa në dy ndeshjet tjera takohen: Pelisteri Volej – Viktori Volej dhe Nakovski Volej – Janta Volej. /Shaban Sinani/