close
Sport

VOLEJBOLL: DERBI NË TETOVË U TAKOI STUDENTËT TË UT-së

Volejboll

Kampionati republikan e volejbollit këtë fundjavë vazhdoi me ndeshjet e xhiros së dytë në kategorinë e meshkujve dhe atë të javës së tretë në kategorinë e femrave. Derbi mes dy skaudrave tetovare Universiteti i Tetovës – Shkëndija përfundoi me fitoren e studentëve 3-1 në sete. Liria e Zherovjanit, shënoi fitoren e parë në këtë pjesë të kampionatit kundër Borecit në Veles 3-0. Fitore të sigurt shënoi edhe kampioni në fuqi Xhio Strumica 3-0 kundër Vesna Probishtipit. Ndeshja Vardari – UGD Studenti, luhet nesër, ndërsa Dibra Voley është e Lirë.

Në kategorionë e femrave studentet tetovare u kthyen me fitore nga Manastiri duke e mposhtur skuadrën Pelisteri Volej 3-2 në sete. Ishte kjo fitorja e pare e skuadrës që drejtohet nga trajnerja Laureta Abazi. Në ndeshjet tjera u shënuan rezulate të pritura Vardari Vajzat – Makedonija Maks  3-0, Janta Voley – UGD Studenti 3-2, Strumica Vajzat – Bamikori  3-0 dhe Viktori Volej – Nakovski Volej 0-3. /Shaban Sinani/

 

Meshkujt, java e dytë

Universiteti i Tetovës  –  Shkëndija   3-1

Boreci                            –  Liria  0-3

Xhio Strumica              –  Vesna Probishtip  3-0

Vardari                          –  UGD Studenti, ndeshja luhet nesër

Dibra Voley është e Lirë

  

Vajzat, java e tretë

Rabotniçki Shkup     –   Uskana

Pelisteri  Voley          –   Universiteti I Tetovës  2-3

Vardari Vajzat            –   Makedonija Maks  3-0

Janta Voley                –   UGD Studenti    3-2

Strumica Vajzat         –   Bamikori  3-0

Viktori Voley              –   Nakovski Voley 0-3

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia