close

VOLEJBOLL: FILLOI PJESA E DYTË E KAMPIONATIT

Ekipet favorite nuk lejuan befasi


Mbrëmë në të gjitha terrenet e volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave u zhvilluan ndeshjet e para të pjesës pranverore të kampionatit republikan. Ndeshja mes dy skuadrave tetovare Universitetit të Tetovës dhe ekipit Liria të Zherovjanit, ashtu siç edhe pritej përfundoi me fitore maksimale të studentëve 3-0 në sete. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Shkup, Vardari mundi Probishtipin 3-1, ndërsa në grupin e ekipeve që garojnë për play out, takohen: Janta Volej – Dibra Volej 3-1 dhe Studenti – Boreci 3-0.

Në kategorinë e femrave, u shënuan këto rezultate:  Rabotniçki Vajzat – Viktori Volej 3-0, Rabotniçki Shkup- Janta Volej 3-0 dhe Nakovski Volej – Pelisteri Volej 3-0. Në grupin e ekipeve për play out u shënuan këtë rezultate: Studenti – Makedonija Maks 1-3 dhe Uskana – Bamikori 3-2, Universiteti i Tetovës ishte e lirë. /Shaban Sinani/