close

VOLEJBOLL: FILLON PJESA E DYTË E GARAVE

Universiteti i Tetovës – Liria nesër në ora 19:00 


 

Pjesa e dytë e kampionatit republikan të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave fillon nesër me sistemin e ndarë në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë gjashtë skuadrat e para të cilat do të garojnë për titullin e kampionit, ndërsa ekipet nga pozita e shtatë e më poshtë do të garojnë për play out.

Në kategorinë e meshkujve në ndeshjen e parë të pjesës së dytë të kampionatit që garojnë për play off, takohen: Strumica – Shutova, Universiteti i Tetovës – Liria dhe Vardari – Probishtipi, ndërsa në grupin e ekipeve që garojnë për play out, takohen: Janta Volej – Dibra Volej dhe Studenti – Boreci.

Në kategrinë e femrave, takohen:  Rabotniçki Vajzat – Viktori Volej, Rabotniçki Shkup-Janta Volej dhe Nakovski Volej – Pelisteri Volej. Në grupin e ekipeve për play out takohen: Studenti – Makedonija Maks dhe Uskana – Bamikori, Universiteti i Tetovës është e lirë. /Shaban Sinani/