close

VOLEJBOLL: FITORE E KV UNIVERSITETI I TETOVËS

 Te femrat derbi lokal i takon Bamikorit


Në kampionatin republikan të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të vajzave janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të pjesës pranverore. Universiteti i Tetovë me një lojë të shkëlqyeshme mundi Vardarin me rezultat maksimal 3-0 në sete 25-20, 25-21 dhe 25-20. Në ndeshjet tjera të kësaj jave u shënaun këtë rezultate Strumica – Probishtipi 3-0 dhe Boreci – UGD Studenti 0-3. Tabelën e kryeson Strumica me 38 pikë, para Universitetit të Tetovës që kanë 31 pikë.

Në kategorinë e femrave ekipet favorite luajnë sipas parashikimeve duke mos lejuar befasi. Rezultatet: Viktori Volej – Janta Volej 0-3, Rabotniçki Shkup – Nakovski Volej 3-0, Universiteti i Tetovës – Bamikori 1-3 dhe UGD Studenti – Uskana 3-0. Tabelën e kryesojnë dy skuadra shkupjane Rabotniçki Vajzat dhe Rabotniçki Shkup. /Shaban Sinani/