close

VOLEJBOLL: “LUFTË” PËR POZITËN E KATËRT

Derbi i javës: Vardari – Universiteti i Tetovës


Kampionati republikan i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së nëntë. Ndeshje më e rëndësishme do të zhvillohet në Shkup, ku do të përballen Vardari dhe Universiteti i Tetovës, dy ekipe pretendente për katërshin e parë që do të luftojnë në play-off për titullin e kampionit.

Kujtojmë se këto dy skuadra të mërkurën u takuan në gjysmëfinale të Kupës ku studentët tetovarë me fitore siguruan finalen e kupës. Në dy takimet tjera të kësaj faze takohen Probishtipi –Strumica dhe Liria – Shutova.

Në kategorinë e femrave takohen: Janta Volej- Viktori Volej, Pelisteri Volej – Rabotniçki Vajzat, Nakovski Volej – Rabotniçki Shkup, Bamikori – Universiteti i Tetovës dhe Uskana –  Studenti. /Shaban Sinani/