close

VOLEJBOLL: LUHEN GJYSMËFINALET E PLAY OFF-IT

Në Tetovë: Universiteti i Tetovës – Shutova


Me ndeshjet e para të gjysmëfinales së play offit që në program janë në mbrëmjen e së mërkurës fillon faza e fundit e kampionatit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinale nesër me fillim në orën 20:30, do të përballen Xhio Strumica -Vardari dhe Universiteti i Tetovës – Shutova.

Për ekipin e studentëve tetovar është ky rasti i parë që rrugëton drejtë titullit të kampionit. Ndaj edhe emocionet janë shumë të mëdha pasi përballen me Shutovën që para tri viteve ka shijuar titullin kampion i vendit. Kapiteni i ekipit studentor Hamza Veseli për sfidën e nesërme me Shutovën tha se e repektojnë kundërshtarin, por me përkrahjen e tifozëve shpresojnë në fitore.

Ne jemi të përgatitur, kemi një lojtar të lënduar, mirëpo shpresojmë që nesër do të kënaqim publikun dhe do t’ia dalim me fitore pasi që luajmë në terren vendas. Po ne nesër presim përkrahjen e publikut, pasi që publiku gjithmonë na ka përkrahë në fitore të rëndësishme dhe jo që edhe nesër t’ia dalim me fitore me praninë e publikut” deklaroi Hamza Veseli kapiten i KV Universiteti i Tetovës.

Në kategorinë e vajzave në gjysmëfinalen e play off-it përballen Rabotniçki Vajzat – Janta Volej dhe Rabotniçki Shkup – Nakovski Volej. Ndeshjet kthyese në të dy kategorit, janë caktuar të zhvillohen të shtunën më 11 maj. /Shaban Sinani/