close
Sport

VOLEJBOLL: MË 16 SHKURT FILLON PJESA E DYTË

Laureta1

Ekipi i vajzave i ndarë në dy grupe


Pjesa e dytë e kampionatit republikan të volejbollit në kategorinë e femrave do të fillon më 16 shkurt, e ndarë në dy grupe. Në grupin e parë janë gjashtë ekipet e para në renditjen tabelare apo Rabotniçki Vajzat, Rabotniçki Shkup, Nakovski Volej, Pelisteri Volej, Janta Volej dhe Viktori Volej. Ndërsa në grupin e dytë që e kryeson Universiteti i Tetovës së bashku me UGD Studenti, Uskana, Bamikori dhe Makedonija Maks. Laureta Abazi, trajnere e ekipit të studenteve tetovare, për Klan Maqedoni theksoi se ekipi që ajo e drejton është e gatshme për pjesën e dytë të kampionatit.

“Besoj se jemi përgatitur aq sa duhet pasi që veç më ekipet janë të ditura se cilat janë më të mirat dhe cilat pak më të dobëta. Ne jemi në kategorinë e dytë të themi të ekipeve me më pak kualitet dhe besoj që të paraqitemi mirë dhe t’u japim hapësirë lojtareve të reja që të bëjnë më shumë përvoj në këtë pjesë të kampionatit.” deklaron Laureta Abazi – Trajnere e KV UT.

Sa i përket pretendimeve të skuadrës trajnerja Abazi, tha se qëllimi është të mbeten në mesin e tabelës.

“Presim që normalisht të gjendemi në mesin e tabelës aty edhe ku jemi dhe të bëjmë një hap më përpara, thjeshtë të bëjmë një përvojë më shumë për kampionatin që vjenë.” -shprehet Laureta Abazi – Trajnere e KV UT.

Në afatin kalimtar dimëror volejbollistja më e mirë e Universitetit të Tetovës, Eriona Jonuzi do të vesh fanellën e ekipit Rabotniçki Shkup. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia