close

VOLEJBOLL: PËRFUNDOI PJESA E RREGULLT E KAMPIONATIT

Mësohen ekipet që do të garojnë për titullin kampion


Me ndeshjet e javës së 10-të të fazës së dytë ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit republikan të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave. Në javën e 10-të në kategorinë e meshhkujve u shënuan këto rezultate: Univeristei i Tetovës – Probishtipi 3-0, Shutova – Vardari 3-1 dhe Strumica – Liria 3-0. Tanimë ekipet që do të luftojnë për titullin e kampionit në ndeshjet e paly off-it janë: Strumica me 52 pikë, Universiteti i Tetovës 42, Shutova 40 dhe Vardari me 33 pikë.

Në kategorinë e femrave në javën e fundit të fazës së dytë u shënuan këto rezultate: Rabotniçki Vajzat – Janta Volej 3-0, Rabotniçki Shkup- Pelisteri Volej 3-0, Viktori Volej – Nakovski Volej0-3, UGD Studenti – Bamikori  2-3 dhe Universiteti i Tetovës- Makedonija Maks 3-2.

Katër skuadrat që do të luajnë në play off për titullin e kampionit janë: Rabotniçki Vajzat me 54 pikë, Rabotniçki Shkup me 53, Nakovski Volej me 44 dhe Janta Volej me 27 pikë. Skuadra studentore Universiteti i Tetovës përfundimisht është e pozicionuar e nënta me 19 pikë, ndërsa Uskana është në pozitën e fundit me vetëm 14 pikë të grumbulluara. Ndeshjet e para të play off-it do të zhvillohen më 8 maj. /Shaban Sinani/