Te femrat në finale: Rabotniçki Vajzat dhe Rabotniçki Shkupi
Pas ndeshjeve kthyese të gjysmëfinaleve të play off-it të vlefshme për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave finalen e kanë siguruar, KV Shutova në kategorinë e meshkujve, Rabotniçki Vajzat dhe Rabotniçki Shkup në kategorin e femrave.
Skuadra e dytë finaliste në kategorinë e me shekujve do të mësohet të martën kur në program është ndeshja e tretë e gjysmëfinales së play off-it mes Strumicës dhe Vardarit pasi seria e fitoreve në dy takimet e para është e barabartë 1-1. Ndeshjet finale në të dyja kategorit do të zhvillohet më 17 maj. /Shaban Sinani/