close

VOLEJBOLL: SUKSES HISTORIK PËR MAQEDONINË

Kampionati Evropian mbahet nga 13 deri më 29 shtator


Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll me fitoren kundër Hungarisë ka shënuar suksesin historik, duke siguruar kualifikim për kampionatin europian të volejbollit.

Maqedonia mbrëmë shënoi fitore maksimale 3-0 në sete 25-21, 25-20 dhe 25-21, kundër Hungarisë, por vendimtare për kualifikim në kampionatin europian ishte fitoreja e Suedisë në përballjen me Azerbajxhanin, si dhe fitorja e Letonisë kundër Izraelit. Kualifikimi i kampionatin evropian të volejbollit paraqet sukesin e veçantë për sportin në vendin tonë pasi deri më tani në kampionatet europiane kanë marr pjesë vetë reprezentacioni i baketbollit dhe ai i hendbollit.

Edicioni i 31-të i kampionatit Evropian i volejbollit do të zhvillohet në katër shtete Slloveni, Holandë, Belgjikë dhe në Francë nga data 13 deri më 29 shtator të këtij viti do të marrin pjesë 24 përfaqësuese. Turneu përfundimtar do të zhvillohet në Paris, ku janë paraparë të zhvillohen garat e gjysmëfinales dhe finales.

Pjesëmarrës në Kampionatin Evropian janë: Franca, Maqedonia, Sllovenia, Belgjika, Holanda, Rusia, Serbia, Gjermania, Italia, Bullgaria, Çekia, Polonia, Turqia, Rumania, Estonia, Sllovakia, Portugalia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia, Spanja, Mali i Zi, Finlanda dhe Austria. /Shaban Sianai/