close

VOLEJBOLL: SUKSES I EKIPEVE KËRÇOVARE

Shutova dhe Uskana mundën ekipet e UT-së


Java e tretë e pjesës së dytë të kampionatit të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femarve solli bafasit e para. Në kategorinë e meshkujve derbi i javës që u zhvillua në Tetovë, mes Universitetit të Tetovës dhe ekipit të Shutovës ka përfunduar me fitoren e kërçovarëve 2-3 në sete 18:25, 25:23, 25:20, 20:25 dhe 13:15.

Vetë rezultati në seta dëshmon se ishte një lojë e barabartë dhe me shumë kthesa, ndërsa vendimtare ishte seti i pestë të cilën me meritë e fitoi Shutova. Pas kësaj ndeshje ekipi i studentëve vazhdon të mbaj pozitën e dytë me 28 pikë. Ndërsa Shutova tani me 19 pikë është në pozitën e katërt.

Në kategorinë e femrave në dy ndeshjet e fazës së parë, ekipet mysafire ishin më të mira duke shënuar fitore të sigurta Pelisteri Volej-Janta Volej 0-3 dhe Nakovski Volej – Rabotniçki Vajzat 0-3. Befasia ndodhi në dy ndeshjet e fazës së dytë ku Uskana mundi ekipin  e studenteve të Universitetit të Tetovës 3-1, dhe Bamikori – Makedonija Maks 0-3. /Shaban Sinani/