close

VOLEJBOLL: XHIO STRUMICA KRYESON TE MESHKUJT

Rabotniçki vajzat pa humbje te femrat


Në kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 11-të në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave.  Në kategorinë e meshkujve derbi u zhvillua në Strumicë mes dy skuadrave kryesuese Xhio Strumica dhe Universiteti i Tetovës, e cila ka përfunduar me fitoren e vendasve 3-0 në sete.

Në ndeshjet tjera të kësaj jave u shënuan këto rezultate: Në Tetovë Liria e Zherovjanit pësoi disfatë maksimale 0-3 nga Vardari i Shkupit, Janta Volej mundi Studentin e Shtipit 3:1, Dibra Volej humbi nga Boreci i Velesit 0-3, ndërsa takimi Shutova – Probishtipi është anuluar për ndonjë datë tjetër. Pas javës së 11-të tabelën në kategorinë e meshkujve e kryeson Strumica me 33 pikë, para Universitetit të Tetovës që ka 27 dhe Vardarit me 24 pikë.

Në kategorinë e femrave u shënuan rezultate të pritura, pasi ekipet favorite nuk lejuan befasi.  Rezultatet: Viktori Volej – Pelisteri Volej 3-1, Janta Volej – Nakovski Volej 1-3, Rabotniçki Vajzat – Rabotniçki Shkup 3-1, Makedonija Maks- Uskana 3-1. Tabelën e kryeson Rabotniçki Vajzat me 35 pikë para Rabotniçki Shkupi dhe Nakovski Volej që kanë nga 30 pikë. /Shaban Sinani/