close

VRASJE NË GOSTIVAR

Mbetet e vrarë një grua, plagosen dy të tjerë


Në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një vrasje e rëndë tragjike, në të cilën e vrarë ka mbetur 78 vjeçarja me inicialet S.T. ndërsa të plagosur kanë ngelur dy persona të tjerë, që janë djali i së ndjerës dhe nusja e shtëpisë, të cilët janë në gjendje të rënd shëndetësore dhe për momentin ndodhen të shtruar në spitalin e Shkupit.

Motivet e ngjarjes thuhet se kanë ardhur si pasojë e një grindjeje për një borxh prej 1 500 eurosh. Personi i dyshuar që ka vrarë të moshuarën dhe ka plagosur dy të tjerët, i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin.  Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve të Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve në rrjedha, nuk jep detaje për identitetin e tij. /Klan Macedoni/