close

VRASJE NË TETOVË, HUMB JETËN  NJË 43 VJEÇAR

Vrasësi është vetëdorëzuar në polici


Mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate në afërsi të Spitalit të Tetovës  me armë zjarri është qëlluar 43 vjeçari A.A pronar i një ëmbëltoreje ku mbeti i vrar në vendin e ngjarjes. Tani për tani nuk dihen shkaqet dhe motivet e vrasjes, por po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Nga Prokuroria Themelore Publike, njoftojnë seProkurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike –Tetovë së bashku me ekipet e ekspertizës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orët e hershme të mëngjesit ka kryer ekspertizë në objektin në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, ku mbrëmë rreth orës 23:50 është vrarë një person.

“Prokurori ka dhënë urdhra për mbledhjen e gjurmëve në vendngjarje dhe ekspertizën e tyre, si dhe për ekspertizën e fishekut të gjetur në vendngjarje. Është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë të personit të vrarë. Është bërë fotografi dhe skenim, si dhe veprime të tjera në drejtim të zbardhjes së ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Siç mësohet, vrasja ka ndodhur pasi në tavolinë kanë ndenjur pesë persona duke pirë alkool. Në një moment, vrasësi e ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtur në një nga personat duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.  Pas veprës penale të bërë ata kanë ikur, por më vonë dy prej tyre janë privuar nga liria nga ana e policisë, ndërsa dy të tjerët, mes të cilëve edhe vrasësi, vetë janë paraqitur në stacionin policor. Kjo është vrasja e tretë që po ndodhë brenda pak ditëve. Dje në fshatin Shishovë të Sarajit mbet i vrarë një person, ndërsa ditë më parë edhe në fshatin Pohum të Strugës gjithashtu pas një zënke u vra një 23 vjeçar, ndërsa mbet i plagosur babai i viktimës. /Klan Maqedoni/