Duke komentuar situatën e sigurisë dhe vrasjet e fundit që ndodhën në vend, Psikologu Lulzim Murtezani dhe sociologu Hasan Jashari kanë bërë thirrje që këto raste të trajtohen seriozisht nga autoritetet kompetente. Duke folur rreth kësaj teme në emisionin e mëngjesit Happy Day, ata tërhoqën vërejtjen se rastët e këtilla nuk duhet trajtuar si statistikë.
Psikologu Lulzim Murtezani vlerësoi se rastet e vrasjeve më të fundit në vend nuk duhet të trajtohen në mënyrë statistikore, por si sinjale të cilat mund të paralajmërojnë fatkeqësi edhe më të mëdha, që nuk duhet anashkaluar.
Nga ana tjetër sociologu Hasan Jashari potencoi që duhet të krijohet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve, po ashtu edhe tek organet shtetërore, shteti ligjor dhe policia.
Ndryshe javën që lam pas, tre vrasje brenda tre ditëve tronditën vendin. Autoritetet kanë njoftuar se po punojnë për zbardhjen e rasteve, kurse shoqëria civile ka kërkuar që kompetentët të risin angazhimet e tyre që kësi raste të mos ndodhin.