close
Sport

Vritet me plumb në kokë kampioni brazilian

Captura_de_Tela_2022_08_07__s_10.56.19.0

Një nga kampionët më të mëdhenj të të gjitha kohërave i Jiu Jitsu në brazil, Leandro Lo, është qëlluar me plumb në kokë në një klub nate në São Paulo.

Lo, 33 vjeç, ishte në një klub në Saude kur dyshohet se u qëllua nga një oficer policie jashtë detyrës, i cili tani është në arrati. Lo u dërgua në spital dhe disa orë më vonë u shpall i vdekur.

Ai ishte një nga sportistët më të suksesshëm të Jiu Jitsu pasi kishte fituar tetë herë kampionatin botëror.

Sipas një raporti policor të parë nga mediat lokale, Lo-së iu afrua një oficer policie jashtë detyrës ndërsa ishte jashtë me miqtë në Clube Sirio.

Dëshmitarët thanë se oficeri i policisë filloi të bënte gjeste kërcënuese me një shishe qelqi në tavolinë. Më pas Lo e ndaloi dhe i tha të largohej.

Më pas, oficeri i policisë dyshohet se nxori një armë dhe e qëlloi Lo në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur, sipas avokatit të familjes së tij.

Lo fitoi kampionatin botëror tetë herë në pesë kategori të ndryshme peshash, një rekord i të gjitha kohërave./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia